Më datë 02 qershor , maturantët e Medresesë së Elbasanit “ Liria ” zhvilluan programin e fundit si nxënës të kësaj shkolle.
Ata performuan me pjesë humoristike si dhe sollën copëza kujtimesh nga vitet e kaluara në medrese.
Në fjalën e tij përshëndetëse, drejtori i shkollës, z. Yakup Sahin , falenderoi të gjithë nxënësit dhe iu uroi atyre suksese të mëtejshme. “Rinia është e ardhmja e kombit. Ju gjatë këtyre viteve përveç arsimimit keni marrë edhe moralin më të përsosur”, tha ndër të tjera drejtori i shkollës.
Gjithashtu edhe mësuesit e shkollës dhanë përshtypjet e tyre për maturantët. Mes urimeve ata njëzëri u shprehën falenderues që ishin bashkë për këto tri vite.
Më pas u organizua takimi i lamtumirës, ku të gjithë nxënësit takuan njëri-tjetrin mes emocioneve dhe urimeve të ndërsjellta.