www.medresejaelbasan.com

Reth Nesh

Rreth nesh

Fondacioni “SEMA”  zhillon veprimtarinë e tij në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë.
Ai  drejton zhvillimin arsimor të shkollave 9-vjeçare, të mesme dhe të Shkolla e Lartë “Hëna e Plotë” (Bedër), Tiranë.
1- Medrese “Liria” – Elbasan (e mesme)
2-Medrese “Hafiz Ali Korça” – Kavajë (djem-vajza), (e mesme)
3-Medrese “H. Mahmud Dashi” – Tiranë, (9-vjeçare dhe e mesme)
4-Medrese “Vexhi Buharaja” – Berat (e mesme)
5-Medreseja e “Korçës” – Korçë (e mesme)
6- Shkolla e Lartë “Hëna e Plotë” (Bedër), Tiranë
Niveli dhe cilësia arsimore e arritur në shkollat tona ka nxitur simpatinë e popullit shqiptar dhe të drejtuesve zyrtarë.

Misioni

Qëllimi i Fondacionit “SEMA” është që, së bashku me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, të bëjë të mundur edukimin e një brezi të ndritur, të pajisur me besim, edukatë, të lidhur me historinë dhe kulturën e vet dhe në të njëjtën kohë, një brez që arsimohet me kushtet e shkencës dhe teknologjisë së shekullit tonë dhe mëson disa gjuhë globale, në mënyrë që të kontribuojë në paqën botërore.

 Arsimi në medrese: 

Mësimdhënia në medrese kryhet në  4 gjuhë.  Anglishtja, arabishtja dhe turqishtja jepen si gjuhë të huaja. Lëndët shoqërore jepen në shqip, ndërsa ato shkencore (matematikë, fizikë, kimi, biologji, informatikë) shpjegohen në gjuhën angleze.
Në medrese teknologjia përdoret në nivelin më të lartë. Në klasa gjenden tabela aktive për të lehtësuar mësimdhënien. Duke pasur një mësimdhënie më të lehtë dhe të këndshme rritet dukshëm performanca e nxënësve.
Nxënësit kanë mundësinë t’i aplikojnë në praktikë dijet e fituara në lëndët shkencore dhe informatikë, duke përdorur laboratorët me pajisje moderne. Konceptet teorike kthehen në dije me anë të praktikës. Edhe orët e gjuhëve të huaja zhvillohen në kabinete të përgatitura enkas për këto lëndë.

Qëllimi i medreseve:

Qëllimi i medreseve është që të rrisë breza intelektualë, të moralshëm dhe me besim, me zemra dhe ndërgjegje të ndriçuara, të cilët njohin përgjegjësitë morale dhe kombëtare duke qenë të kompletuar me vlerat e përbashkëta humane dhe vetëdije historike, në të njëjtën kohë që përparojnë në shkencë duke mësuar teknologjinë dhe dijet shkencore.
Jeta sociale në medrese: Salla, minikinemaja, qendra sportive dhe biblioteka kanë si funksion që t’iu vijnë në ndihmë nxënësve, për të zhvilluar  aftësitë e tyre sociale.
Konviktet tona ofrojnë ambiente banimi po aq mikpritëse sa shtëpitë e nxënësve tanë, si dhe mundësi për të studiuar në çdo kohë. Gjithashtu ekziston shërbim profesional në mensa, pastërti etj.
Mësuesit kujdestarë janë një nga elementët e rëndësishëm të medreseve. Duke u bazuar në fjalën “Fëmijët kanë më tepër nevojë për një shembull sesa për një këshillë”, mësuesit krijojnë dhe mbajnë lidhje të shëndosha në trekëndëshin “shkollë-familje-nxënës”.

 

Filluan Regjistrimet ne Medresete (17)   Filluan Regjistrimet ne Medresete (14) Filluan Regjistrimet ne Medresete (13) Filluan Regjistrimet ne Medresete (12) Filluan Regjistrimet ne Medresete (11) Filluan Regjistrimet ne Medresete (10)   Filluan Regjistrimet ne Medresete (7) Filluan Regjistrimet ne Medresete (6) Filluan Regjistrimet ne Medresete (5) Filluan Regjistrimet ne Medresete (4)  Filluan Regjistrimet ne Medresete (2) Filluan Regjistrimet ne Medresete (1)